Një 19-vjeçar u vra dhe dhjetra të tjerë u dhunuan e arrestuan teksa protestonin në Detroit të Amerikës, kundër vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd, i cili u mbyt nga një polic në Minneapolis.
Shefi i Policisë në Detroti James Craig konfirmoi se një person u qëllua teksa merrte pjesë në një tubim masiv në sheshin Cadillac:
“E gjitha nisi në mënyrë paqësore dhe shumica e protestuesve erdhën këtu me qëllime të mirë. Unë i duartrokas për dëshirën e tyre për të ngriturzërin. Por më pas, situate u përshkallëzua dhe doli jashtë kontrollit në një grup të vogël protestuesish.”
Policia përdoruri gaz lotsjellës, plumba gome dhe pompa uji me presion për të shpërndarë qytetarët, ndërsa po vazhdon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.