Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mendojnë të bllokojnë udhëtimet me Britaninë e Madhe, pas shfaqjes së variantit të ri të Covid-19.
Lajmin e bëri të ditur, ndihmës sekretari amerikan për Shëndetësinë, Brett Giroir.
Disa vende të Europës i kanë bllokuar tashmë udhëtimet me Britaninë, ndërsa të hënën të njëjtin veprim ndoqi edhe Shqipëria.
“Mendoj se gjithçka është e mundur. Thjesht duhet të vendosim të gjitha opsionet mbi tavolinë, të kemi një diskutim të hapur shkencor dhe të bëjmë rekomandimin më të mirë”, tha ai gjatë një interviste për CNN.
Ai shtoi se grupi i punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë do të takohet më vonë gjatë ditës së hënë.