Sulmi i SHBA me dron në Kabul, disa ditë para tërheqjes, vrau 10 njerëz të pafajshëm dhe se automjeti i shënjestruar nuk paraqiste rrezik, sipas një hetimi të ushtrisë amerikane, raporton CNN.
Hetimi zbuloi se sulmi i 29 gushtit vrau një burrë së bashku me nëntë anëtarë të familjes së tij, përfshirë shtatë fëmijë. Viktima më e re ishte dy vjeç.
Inteligjenca amerikane kishte gjurmuar makinën e këtij personi për tetë orë, duke besuar se ishte e lidhur me grupin terrorist ISIS-K.
Një hetim i Komandës Qendrore Amerikane zbuloi se makina e punonjësit të ndihmës ishte parë në një kompleks të lidhur me ISIS-K, dhe lëvizjet e tij përputheshin me paralajmërimet që ishin dhënë më herët për sulm terrorist.
Në një moment, një dron pa burra që ngarkonin atë që dukej si eksploziv në bagazhin e makinës, por doli se ishin kontejnerë me ujë.
Gjenerali Kenneth McKenzie e përshkroi sulmin si një gabim tragjik dhe se ishte “e pamundur” që familja të ishte e lidhur me ISIS-K ose të ishte një kërcënim për forcat amerikane.
“Ishte një gabim dhe unë kërkoj falje të sinqerta”, tha gjenerali.
Një investigim i New York Times i publikuar më herët doli në përfundimin se automjeti i goditur me dron nuk kishte lëndë eksplozive brenda dhe viktimat ishin të pafajshëm.