Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një tjetër rekord rastesh pozitive me COVID-19.
Autoritetet raportojnë për mbi 277,000 infeksione në 24 orët e fundit.
Shtetet e Bashkuara kanë në total 20.4 milionë raste dhe rreth 350,000 vdekje nga COVID-19.
Megjithëse presidenti në largim Donald Trump kishte premtuar 20 milionë vaksina deri në fund të vitit 2020, vetëm 13 milionë janë shpërndarë deri tani.
Rritja e numrit të të infektuarve ishte paralajmëruar edhe nga Antoni Fauci i cili tha pas Krishtlindjes se pritej më e keqja e pandemisë.
Ndërkohë, programi i vaksinimit në SHBA vazhdon dhe janë vaksinuar 4.2 milionë njerëz.