
Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan të enjten një tjetër rekord viktimash nga Covid-19.
Në 24 orët e fundit në SHBA kanë humbur jetën 4,033 mijë persona. Kjo është dita e parë që prej fillimit të pandemisë, që numri i viktimave ditore kalon në mbi 4 mijë.
Ekspertët vendas janë shqetësuar se varianti i ri, më ngjitës i virusit që është zbuluar në të paktën tetë shtete mund t’i përkeqësojë gjërat.
SHBA renditet vendi i parë në botë për numrin e të infektuarve.
Kalifornia është shteti më i prekur nga Covid-19 në SHBA. Vetëm në 24 orët e fundit, Kalifornia regjistroi 583 viktima.
Që prej fillimit të pandemisë, SHBA ka regjistruar mbi 21 milionë të infektuar dhe mbi 365 mijë.
Muajin e kaluar SHBA nisi vaksinimin e popullsisë me vaksinat e Pfizer dhe Moderna.