SHBA shënon numrin më të lartë të infektimeve të reja në një ditë

Nga Exit News
SHBA shënon numrin më të lartë të infektimeve të reja në një ditë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë se 36,000 qytetarë të infektuar me Covid-19 në një ditë u raportuan në 25 qershor nga departamentet e shëndetit.

Ky numër kalon shifrën më të lartë të regjsitruar deri tani në Amerikë, atë të 25 prillit kur pati 34,203 të infektuar të rinj.

Numri më i madh i rasteve të reja ishin në në Teksas, Florida dhe Kaliforni me 5,000 raste secila.

Nga nisja e pandemisë, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2.3 milion qytetarë të infektuar me koronavuris dhe rreth 119,00 viktima.

Numri it ë infektuarve në gjithë botën ka kaluar 9 milion.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>