Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënuan në 24 orët e fundit numrin më të ulët të viktimave ditorë në muajin e fundit: 1015 viktima.
Në total, në SHBA ka më shumë se 1,21 milionë të infektuar, mes të cilëve 69,680 prej tyre kanë humbur jetën. Shkalla e vdekshmërisë në SHBA është rreth 6 për qind.
SHBA-të renditen të parat në botë për numrin e lartë të të infektuarve dhe numrin e viktimave.
Në 5 maj, gazeta amerikane New York Times, shkroi se sipas një raporti të brendshëm të Shtëpisë së Bardhë parë ngë NËT, në qershor parashikohet rritjen e numrit të infektimeve dhe vdekjeve ditore, kryesisht si pasojë e lehtësimit të masave kufizuese.
Administrata Trump parashikon se në qershor mund të rregjistrohen deri në 200 mijë të infektuar të rinj dhe rreth 3 mijë viktima çdo ditë – ose sa gati dyfishi i nivelit aktual ditor.
Projeksionet e këtij raporti janë bazuar në të dhënat e mbledhura nga agjenci të ndryshme kërkuese, përfshirë Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Ky raport nuk është konfirmuar ende nga zyrtarët e administratës Trump.