SHBA shënon rekord botëror, 77 300 të infektuar të rinj në një ditë

SHBA shënon rekord botëror, 77 300 të infektuar të rinj në një ditë

Më 17 korrik, SHBA-të shënuan rekord botëror, 77 300 të infektuar të rinj në një ditë.

Sipas platformës gjurmuese të Universitetit John Hopkins, i cili bazohet në të dhëna zyrtare, SHBA-të kanë shënuar rekord botëror, për numrin e të infektuarve të rinj ditor, me 77 300 të gjatë 24 orët e fundit.

Ky është numri më i lartë i të infektuarve ditorë që prej fillimit të pandemisë.

SHBA-të në mënyrë të vazhdueshme kanë thyer rekorde për numrin e të infektuarve, por deri më tani ky është më i madhi.

10 korriku mbante rekordin me 67 800 të infektuar të rinj.

Amerika është vendi më i prekur në botë nga Covid-19, me 3 567 221 të infektuar dhe 138 358 të vdekur

Pas saj renditet Brazili, me 2 012 151 raste dhe 76 688 vdekje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>