SHBA sulmon me raketë një godinë në Kabul

Nga Exit News
SHBA sulmon me raketë një godinë në Kabul

Shtetet e Bashkuara kryen një sulm ushtarak të dielën në Kabul, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters.

Sulmi kishte në shënjestër militantët e dyshuar të ISIS-K.

Associated Press ka raportuar se një raketë ka goditur një godinë ku ka mbetur i vrarë një fëmijë.

Ngjarja vjen teksa forcat amerikane në aeroportin e Kabulit janë në fazën përfundimtare të evakuimeve.

Të shtunën në mbrëmje presidenti amerikan Joe Biden, ka paralajmëruar se një tjetër sulm terrorist mund të godasë aeroportin e Kabulit.

Në shenjë hakmarrjeje, SHBA-të kreu një sulm me dron në Afganistanin lindor të premten, duke thënë se kishin vrarë dy anëtarë të “profilit të lartë” të ISIS-K të cilët ishin ndër organizatorët e sulmit në aerportin e Kabulit.

Një shpërthim vetëvrasës pranë aeroportit të enjten shkaktoi rreth 170 të vdekur.

Një degë lokale e grupit të Shtetit Islamik – Shteti Islamik i Provincës së Horasanit (ISIS-K) – mori përsipër sulmin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>