SHBA-të 678 vdekje në një ditë, numri i të infektuarve afërsisht 240 mijë

Nga Exit News
SHBA-të 678 vdekje në një ditë, numri i të infektuarve afërsisht 240 mijë

SHBA raportoi të enjten 678 vdekje të tjera nga Covid-19 duke e çuar totalin në 5780 të vdekur. Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA u diagnostikuan 21,218 të infektuar të tjerë duke e çuar totalin në 236,221 të infektuar.

SHBA mbajnë vendin e parë për të infektuarit, të ndjekur nga Italia dhe Spanja.

Deri më tani në botë janë raportuar rreth 997 555 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 51 451 kanë vdekur. Qyteti më i prekur në SHBA është New Yorku.

Presidenti Trump ka vendosur që masat ndaluese ndaj bizneseve dhe qytetarëve të vazhdojnë deri në fund të prillit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>