
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u kanë bërë thirrje deputetëve të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit, për të siguruar një kuorum, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim votimin në Kuvend. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar një kuorum”, thuhet në një postim në Twitter të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kandidatët për postin e presidentit janë Vjosa Osmani, dhe Nasuf Bejte.