Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA kanë vendosur heqjen e vizave për Kroacinë, në fund të vitit 2021.
Serena Hoy, ndihmëse sekretare për çështjet ndërkombëtare në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare, i tha agjencisë së lajmeve Hina se Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas do të merrte vendimin deri në fund të shtatorit.
“Ne jemi optimistë se deri në fund të vitit, Kroacia duhet të jetë në gjendje të fillojë të përdorë Programin e Heqjes së Vizave (VWP) për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara”, tha Hoy, sipas Euraktive.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nominoi zyrtarisht Kroacinë për heqjen e vizave në fillim të gushtit dhe Ambasada Amerikane tha në shkurt se Kroacia kishte përmbushur kërkesën për një normë të refuzimit të vizës nën 3%.
Sipas burimeve amerikane, një nga pengesat kryesore janë qytetarët e Bosnje-Hercegovinës që kanë pasaporta kroate.
Nëse Kroacia i bashkohet programit të heqjes së vizave, vetëm tre shteteve anëtare të BE -së (Bullgaria, Rumania dhe Qipro) do të duhet të aplikojnë për viza për të udhëtuar në SHBA.