SHBA-të i kërkojnë Turqisë të mos blejë armë nga Rusia

Nga Exit News
SHBA-të i kërkojnë Turqisë të mos blejë armë nga Rusia

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i bënë thirrje Turqisë të ndalojë blerjen e armëve nga Rusia. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, gjatë një interviste këtë javë u shpreh në favor të blerjes së sistemit rus të raketave S-400, të cilin Rusia fillimisht e ndërtoi për të shënjestruar aeroplanët luftarakë perëndimor, raportoi REL.

Ndërsa, SHBA-të i konsiderojnë këto sisteme “kërcënim për sigurinë e teknologjisë së NATO-s dhe janë në kundërshtim me angazhimet e Turqisë si një aleat i NATO-s”, sipas një deklarate të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, kur u pyet në lidhje me propozimin turk”.

“Ne kemi kërkuar dhe do të vëzhdojmë të kërkojmë nga Turqia të mos e mbajë këtë sistem”, tha ai.

Ministri turk përmendi rastin e Greqisë, e cila e ka blerë systemin dhe nuk e ka bërë plotësisht funksional.

Ish-presidentit, Donald Trump e përjashtoi Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35 dhe vendosi disa sanksione në fushën e prokurimit me Turqinë.

Presidenti amerikan, Joe Biden u zotua gjatë fushatës zgjedhore se do të ashpërsojë qëndrimin e SHBA-së ndaj presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilin ai e ka përshkruar si autokrat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>