SHBA-të do të ndalojnë hyrjen e udhëtarëve nga Britania të cilët nuk kanë një test negativ për Covid-19.
Lajmin e bëri të ditur Qendra amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve.
Ajo njoftoi se udhëtarët të cilët refuzojnë të bëjnë test Covid-19 nuk do të lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve.
Kjo masë do të hyjë në fuqi në 28 dhjetor.
“Kjo kërkesë shtesë e testimit do të forcojë mbrojtjen e publikut amerikan për të përmirësuar shëndetin dhe sigurinë e tyre dhe për të siguruar udhëtime të përgjegjshme ndërkombëtare, “pohoi qendra në një deklaratë.
Më herët Nju Jorku vendosi karantinë të detyrueshme për të gjithë udhëtarët nga Britania e madhe.
Masat erdhën pas zbulimit të koronavirusit të ri në Britaninë e Madhe.