
SHBA-të do të kërkojnë test negativ Covid-19 për të gjithë udhëtarët.
Lajmin e bëri të ditur Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve. Ata pohuan se të gjithë personat që udhëtojnë drejt SHBA-ve duhet të kenë një test negativ të tre ditëve të fundit përpara fluturimit.
Qendra pohoi se kjo masë do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Masa do të hyjë në fuqi me 26 janar.
Më herët SHBA-të kërkuan test negativ për udhëtarët nga Britania e Madhe.