Zyrtari amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci u shpreh se SHBA-të mund të mos kenë nevojë të përdorin vaksinën AstraZeneca, për shkak të sasive të mëdha të blera nga kompanitë e tjera.
Në një intervistë, per median britanike BBC, Fauci foli për rastet e krijimit të mpiksjes së gjakut pas kryerjes së vaksinës. Ai tha se:
“Unë mendoj se vaksina AstraZeneca nga pikëpamja e efikasitetit është një vaksinë e mirë dhe nëse çështja e sigurisë rregullohet në Bashkimin Evropian … efikasiteti i kësaj vaksine është me të vërtetë mjaft i mirë”.
“SHBA-të kanë lidhur marrëveshje me disa kompani, ne kemi vaksina të mjaftueshme – ose do të marrim vaksina të mjaftueshme – që nuk përfshijnë AstraZeneca, të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë në Shtetet e Bashkuara”, shtoi Fauci.
Deri më tani, 120.8 milion njerëz kanë marrë një ose të dyja dozat e një vaksine në SH.B.A., dhe administrata e Joe Biden ka qenë e etur të theksojë shpejtësinë me të cilën po administrohet.