SHBA-të ndalojnë përdorimin e hidroksiklorinës si trajtim për Covid-19

Nga Exit News
SHBA-të ndalojnë përdorimin e hidroksiklorinës si trajtim për Covid-19

Administra Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka ndaluar përdorimin e hidroksiklorinës dhe klorinës, si trajtime për pacientët me Covid-19.

Në një vendim të 15 qershorit, FDA, e cila fillimisht kishte autorizuar përdorimin e dy ilaçeve tek pacientët me Covid-19, e anuloi autorizimin.

FDA tha se ilaçet “nuk ka të ngjarë të jenë efektive” për të luftuar Covid-19 dhe se çdo përfitim i mundshëm nga ilaçet u shoqërua me efekte anësore, përfshirë dhe probleme më zemrën.

Sipas studimit të pacientëve në disa spitale në vende të ndryshme, hidroksiklorina dhe një ilaç tjetër, klorina, mund të japin efekte të mundshme anësore, sidomos aritmi të zemrës.

Hidroksiklorina përdoret normalisht për të trajtuar artritin, ndërsa klorina për të trajtuar malarien.

Më herët edhe Franca ka ndaluar përdorimin e hidroksiklorinës si trajtim për të infektuarit me koronovirus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>