SHBA-të pranojnë vrasjen e 10 personave të pafajshem në Afganistan nga sulmet me dron

Nga Exit News
SHBA-të pranojnë vrasjen e 10 personave të pafajshem në Afganistan nga sulmet me dron

Ushtria amerikane pranoi të premten se në sulmin me dron në fund të gushtit në Kabul të Afganistanit vrau 10 civilë, përfshirë 7 fëmijë.

“Pasi kemi shqyrtuar gjetjet e hetimit dhe analizën e partnerëve ndërinstitucionalë, tani jam i bindur se 10 civilë, duke përfshirë deri në shtatë fëmijë, u vranë tragjikisht në atë sulm,” tha Kenneth McKenzie, komandant i Komandës Qendrore të SHBA , u tha gazetarëve gjatë një konferencë për shtyp në Pentagon.

“Ne tani vlerësojmë se nuk ka gjasa që automjeti dhe ata që vdiqën të ishin të lidhur me ISIS-K, ose ishin një kërcënim i drejtpërdrejtë për forcat amerikane,” shtoi ai.

Gjenerali pranoi se sulmi vdekjeprurës ishte “një gabim tragjik”. “Si komandant luftarak, unë jam plotësisht përgjegjës për këtë sulm dhe këtë rezultat tragjik”, shtoi ai.

Komanda Qendrore Amerikane më 29 gusht sulmoi me dron një automjet në Kabul, për të cilin pretendoi se ishte pjesë e ISIS-K, në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, ku evakuimet e anëtarëve dhe personelit të shërbimit amerikan ishin duke u zhvilluar.

Ndërsa hetimet e  The New York Times dhe The Washington Post e identifikuan drejtuesin e automjetit si Zemarai Ahmadi, një inxhinier elektrik 43-vjeçar që punonte për kompaninë amerikane me seli në Pasadena, California.

Shtetet e Bashkuara shpallën “Luftën kundër Terrorit” dhe pushtuan Afganistanin në 2001, menjëherë pasi terroristët e al-Kaidës sulmuan SHBA-të, duke vrarë gati 3,000 njerëz në tokën e saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>