
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur rikthimin e masave ndaluese ndaj Iranit të vendosura nga Kombet e Bashkuara përpara marrëveshjes së 2015, ditën e shtunë.
Masat që nga ndalimi i shitjes dhe blerjes së armëve, tek ndalimi i aktivitetit bërthamor u njoftuan nga sekretari i shtetit Michale Pompeo.
Por 13 nga 15 vendet e Këshillit të Sigurisë e quajtën të paligjshëm vendimin e ShBA-ve.
Vendet evropiane u shprehën se ShBA-të nuk kanë të drejtën të kërkojnë rikthim të sanksioneve të vendosura nga Kombet e Bashkuara, sepse ata nuk janë pjesë e marrëveshjes bërthamore të 2015.
Ndërsa ShBA-të i lajmëruan vendet evropiane se nëse nuk zbatohen sanksionet Irani do të fillojë të blejë armë.