SHBA, testimet për antitrupa tregojnë më shumë të prekur se shifrat zyrtare

Nga Exit News
SHBA, testimet për antitrupa tregojnë më shumë të prekur se shifrat zyrtare

Dy studime të reja për antitrupat treguan se numri i të infektuarve me COVID-19 në SHBA, është më i lartë se numri i rasteve të konfirmuara.

Prania e antitrupave tek qytetarët tregon se trupi i tyre mund të ketë qenë i prekur nga koronavirusi.

Të dyja studimet u kryen nga ekspertë të shëndetit publik dhe studiues në Universitetin Stanford dhe Universitetin e Kalifornisë së Jugut, në Kaliforni, San Francisko, Santa Klara dhe Los Anxheles.

Në Santa Klara u testuan rreth 3300 qytetarë nga të cilët rreth 1.5 përqind rezultuan pozitiv me COVID-19, kurse në Los Anxheles 2.8 deri në 5.6 përqind rezultoi se kishin imunitet të lartë ndaj COVID-19. Asnjë prej këtyre qytetarëve nuk kishte rezultuar më parë i infektuar me virusin.

Ekspertët thanë se këto të dhëna mund të tegojnë se 48 mijë deri 81 mijë njerëz mund të kenë qenë të infektuar me koronavirus në Santa Clara në fillim të prillit, por shumë prej tyre nuk kanë pasur simptoma dhe për pasojë nuk janë testuar.

Në SHBA deri më tani janë rregjistruar 826,240 të infektuar në total, nga të cilët 45 373 kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>