SHBA vendi i parë me mbi 100 mijë të infektuar

Nga Exit News
SHBA vendi i parë me mbi 100 mijë të infektuar

Universiteti John Hopkins, i cili ndjek rastet e të infektuarve me koronavirus, ka njoftuar se të premten ShBA u bë vendi i parë në botë me 101 657 të prekur me koronavirus. Pas SHBA-ve, vjen Italia me rreth 86 498 të infektuar dhe kina me 81 897.

Deri më tani në botë janë 591 802 të infektuar. Thuajse 27 mijë persona kanë vdekur, nga të cilët 9 184 në Itali, 4 940 në Spanjë, 3 174 në Kinë, 2 378 në Iran, 1 995 në Francë, 1 551 në SHBA, dhe 759 në Mbretërinë e Bashkuar.

130 915 persona janë shëruar në të gjithë botën, nga të cilët 74 720 në Kinë, 11 133 në Iran, 10 150 në Itali dhe 9 357 në Spanjë.

176 vende janë prekur nga koronavirusi në të gjitha kontinentet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>