SHBA vendos sanksione ndaj bashkëpunëtorëve të afërt të Llukashenkos

SHBA vendos sanksione ndaj bashkëpunëtorëve të afërt të Llukashenkos

Shtetet e Bashkuara vendosën të hënën sanskione mbi dhjetra individë dhe entitete bjelloruse të hënën, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe mungesës së demokracisë.

Departamenti i Thesarit bëri me dije se 16 individë dhe 5 entitete bjelloruse ishin vendosur në listën e zezë të SHBA-ve, të cilët cilësohen si bashkëpunëtor të ngushtë të Llukashenkos.

Mes subjekteve të sanksionuara janë:

– 8 anëtar të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilët e shpallën atë fitues të zgjedhjeve presidenciale pavarësisht parregullsive;

– Prokurori i Përgjithshëm, Andrei Ivanavich Shved;

– Zëvendës-Ministri i Brendshëm,Mikalai Karpiankou;

– kryetari i Parlamentit, Natallia Ivanauna Kachanava;

– Shefi i Shërbimeve të Inteligjencës, Ivan Tsertsel;

– Dy anëtar të zyrave të Inteligjencës, Sergei Yevgenevich Zubkov dhe Mikhail Hryb 

– Sekretarja e Shtypit,  Natallia Mikalaeuna Eismant;

– Kreu i Drejtorisë së Punëve të Brendshme në Komitetin Ekzekutiv të Brest Oblast, Alyaksandr Vyachaslavavich Astreika.

Ndër entitetet e përcaktuara ishin: komiteti i Sigurimit të Shtetit ose KGB Bjelloruse sipas njoftimit, burgu Akrestsina, Drejtoria e Luftës ndaj Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Trupat e Minsitrisë së Brendshme dhe Drejtoria e Punëve të Brendshme në Komitetin Ekzekutiv të Brest Oblast.

“Personat e përcaktuar sot kanë dëmtuar popullin e Bjellorusisë përmes aktiviteteve të tyre përreth mashtrimeve në zgjedhjt presidenciale të 9 gushtit 2020 në Bjellorusi dhe shtypjen brutale të protestuesve, gazetarëve, anëtarëve të opozitës dhe shoqërisë civile,” thuhet në njoftim.

SHBA-ja i bashkohet në këtë mënyrë veprimeve të ndërrmarra nga partnerët si BE-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe kundër abuzimeve të regjimit të Llukashenkos “përfshirë devijimin e detyruar të një fluturimi tregtar të Ryanair dhe arrestimin në vijim të Pratasevich dhe Sapega”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>