
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar si të sigurtë dhe efektive vaksinën e Moderna-s.
Vlerësimi i SHBA vjen një ditë pasi SHBA-ja nisi procesin e vaksinimit me vaksinën e Pfizer-BioNTech.
Nëse paneli i vaksinave të Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), e miraton vaksinën e moderna-s, kjo mund të bëhet vaksina e dytë kundër koronavirusit që lejohet për përdorim në Shtetet e Bashkuara.
Pandemia në SHBA ka infektuar më shumë se 16 milion persona dhe ka vrarë afër 300,000 njerëz në të gjithë vendin.