Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme ka nisur hetimet mbi përgjigjen e policisë ndaj konfliktit në Velipojë, që la 4 të vrarë mesnatën e së shtunës.
Sipas një raportimi të ABC News, policia ka patur dijeni mbi përplasjen mes palëve, por ka shpallur moskompetencën për ndarjen e plazhit.
I njëjti argument u përdor edhe nga ministri i Mbrojtjes, Blendi Çuçi në konferencën e së hënës me gazetarët, i cili deklaroi se ishte çështje e pushtetit vendor.
“Policia nuk jep leje për shezlong dhe nuk jep leje për mënyrën se si do të shpërndahen plazhet,” u shpreh Çuçi.
Ministri i dha padashur besueshmëri dyshimeve se policia nuk ka ndërhyrë për të parandaluar konfliktin, kur tha se ka patur ankimim, por jo denoncim për kërcënim.
“Mund të ketë pasur një ankim pse ja keni dhënë lejen këtij, por nuk është policia ajo që jep leje. Por denoncimin që jam kërcënuar për shkak të kësaj gjëje nuk ka pasur” pohoi Çuçi.
Ai po ashtu fajësoi gjyqtarët dhe prokurorët për situatën e zbatimit të ligjit në vend dhe paralajmëroi ndryshime në drejtimin e Policisë së shtetit e modernizimin e sistemititë administrimit të territorit në Shqipëri.
4 persona u vranë dhe 2 të tjerë u plagosën të dielën, 00:30, në hotelin Gocaj, Velipojë, për ndarjen e zonave të rërës që shfrytëzohet për shezlongje nga hotelet gjatë verës.