
Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili deklaroi se në trajtimin e pacientëve po përdoren ilace të paçertifikuara në Shqipëri dhe se disa prej tyre po blihen nga vetë pacientët.
Në një reagim për rrjetet sociale, Çomo deklaroi se terapitë e mjekimit për pacientët janë falas.
“Po perdorim terapite e mjekimit, si kudo ne bote qe jane falas per pacientet. Edhe Remdesivirin, e kemi dhe e perdorim ne paciente specifike, sipas protokolleve boterore.
Te thuash qe Remdesiviri blihet nga pacientet tane eshte jo vetem genjeshter, por lendon perpjekjet e nje ekipi mjekesh dhe infermieresh qe prej 8 muajsh jane pa gjume ne sy me perkushtimin maksimal per te shpetuar jete.”