Shehaj: Ruajtja e gjuhës dhe kulturës në diasporë duhet të jetë prioritet qeveritar

Shehaj: Ruajtja e gjuhës dhe kulturës në diasporë duhet të jetë prioritet qeveritar

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, me rastin e festës së 7 Marsit, ka përkujtuar hapjen e mësonjëtores së parë shqip, me mbështetjen e diasporës shqiptare të asaj kohe në Rumani.

Ai u shpreh se dikur ka qënë diaspora që ka ndihmuar në shkrimin e gjuhës shqipe dhe është koha që ruajtja e gjuhës dhe kulturës në diasporë të jetë prioritet qeveritar.

Shehaj e konsideroi një çështje kombëtare dhe një detyrë fare të lehtë për t’u përmbushur, falë teknologjisë.

Në vijim starusi i plotë, i postuar në rrjetin Facebook:

Mësonjëtorja e parë u hap me mbështetjen e Shoqatës Drita të shqiptarëve në Rumani. Dikur, ishte diaspora që bëri të mundur shkrimin dhe mësimin e shqipes në atdhe. Sot, është atdheu që duhet të ndihmojë diasporën për të ruajtur kulturën dhe gjuhën shqipe.

Kjo çështje kombëtare duhet të jetë prioritet qeveritar. Me dëshirën e madhe të shqiptarëve në botë për t’u dhënë fëmijëve gjuhën e tyre dhe lehtësinë e teknologjisë, kjo detyrë është sot më e lehtë se kurrë.

Gëzuar festën e mësonjëtores dhe mësonjësve!”

 

Lajme te ngjashme