Shehaj takon ambasadorin gjerman Zingraf

Shehaj takon ambasadorin gjerman Zingraf

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, takoi të enjten ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Shehaj ka zbuluar se në takim u diskutua ekonomia dhe mundësia e Shqipërisë për thithjen e investimeve gjermane.

Shqipëria ka mundësi të mëdha për investimet gjermane. Ato do ndihmojnë ekonominë tonë, por edhe uljen e emigrimit të rinisë dhe profesionistëve drejt Gjermanisë e vendeve perëndimore”, u shpreh Shehaj.

Gjermania është vendi kryesor i emigrimit për të rinjtë dhe profesionistët shqiptar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>