Shembet një pallat në Miami, 51 persona të zhdukur dhe një viktimë

Nga Exit News
Shembet një pallat në Miami, 51 persona të zhdukur dhe një viktimë

Të paktën një person ka vdekur dhe 51 të tjerë janë të pagjetur pas shembjes së pjesshme të një pallati 12-katësh mbrëmjen e së enjtes në Miami, të SHBA.

Dy persona janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat, 35 të tjerë janë evakuuar nga pjesa e pa shembur, ndërsa 1 person ka ndërruar jetë.

Nuk dihet ende se sa njerëz ishin në ndërtesë në kohën kur ndërtesa u shemb.

Pallati ishte ndërtuar në vitin 1980 dhe përmbante 130 ambjente, që përfshinin njësi shërbimi dhe dyqane. Rreth gjysma e tyre u shembën.

51 njerëz që besohet se kanë jetuar në ndërtesë nuk janë gjetur ende.

Shkaqet e shembjes së godinës janë ende të panjohura. Në tarracë po zhvilloheshin punime por jo me makineri të rënda.

Dëshmitarët janë shprehur për mediat vendase se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë dhe më pas kanë parë një pjesë të godinës që shembej duke ngritur një re të madhe pluhuri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>