Këshilli Bashkiak ka shtyrë për të hënën më 18 maj, mbledhjen ku do të miratojë vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Mbledhja ishte parashikuar për tu zhvilluar më 15 maj. Nuk dihen arsyet e shtyrjes së saj.
Akti i ekspertizës, që pritet të miratojë Këshilli, është i hartuar në rrethana të dyshimta dhe pa oponencë teknike.
Në të Instituti i Ndërtimit shprehet se ndërtesa nuk është e përshtatshme për të kryer aktivitete kulturore dhe sado të ndërhyhet në strukturë, ajo nuk do të kthehet në kushte optimale.
Veliaj do ta përdorë këtë akt të parë si bazën për t’i imponuar pastaj Këshillit Bashkiak marrjen e vendimit për shembjen e ndërtesës—e cila sidoqoftë nuk mund të bëhet para se të ketë një projekt të ri ndërtimi të miratuar.
Për të lexuar se cilët janë Këshilltarët Bashkiakë që do të vendosin shembjen e Teatrit Kombëtar, klikoni këtu.