Janë shëruar 45% e pacientëve me Covid-19 në Shqipëri

Nga Exit News
Janë shëruar 45% e pacientëve me Covid-19 në Shqipëri

17 pacientë me Covid-19 janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 182, ose 45 për qind e të gjithë të infektuarve të identifikaur në Shqipëri.

Mes të shëruarve të fundit është një infermier nga Tirana—deri tani, janë shëruar 28 prej 41 mjekëve dhe infermierëve të infektuar.

Prej disa ditësh, numri i të shëruarve ditorë është më i lartë se ai personave të rinj të identifikuar me Covid-19 në 24 orë.

Në përditësimin e 9 prillit, ISHP njoftoi se numri total i të prekurve ka arritur në 409.

Me 182 të shëruar dhe 23 viktima, në vend mbeten 205 pacientë aktivë me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>