
Policia ka arrestuar dy shtetas në qytetin e Fierit për prodhim dhe shitje të ilaçeve me pretendimin se kurojnë koronavirusin.
Pas dy muajsh hetime, Policia ka arrestuar një 57 vjeçar dhe nipin e tij 30 vjeçar, banues në Mamurras.
Mjeku i rremë reklamonte ilaçin e bërë në kushte shtëpie në rrjetin social Facebook. Më pas nipi i tij ja shiste atë qytetarëve për 20.000 lekë me pretendimin se kuron koronavirusin.
Të arrestuarit do të gjykohen për veprat penale “mashtrim” dhe “prodhim i kundërligjshëm i mallrave industriale dhe ushqimore.”