Shkarkohet nga detyra prokurori i Apelit Tiranë, Dritan Peka

Nga Exit News
Shkarkohet nga detyra prokurori i Apelit Tiranë, Dritan Peka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokrurorin e Apelit Tiranë, Dritan Peka.

Vendimi u mor të enjtën nga trupa e KPA-së.

Në korrik 2020 KPA vendosi të hetojë nga e para Pekën në të trija kriteret; pasurinë, figurën dhe profesionalitetin. Ky vendim erdhi pasi Komisioneri Publik ankimoi vendimin të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmonte Pekën në detyrë.

Komisioneri Publik argumentoi se  vendimi i KPK-së kishte probleme përsa i përket hetimit ndaj prokurorit Peka dhe KPA duhej të vendoste shkarkimin e tij për deklarim të pamjaftueshëm dhe për cënim të besimit të publikut te drejtësia.

Komisioneri po ashtu paraqiti disa denoncime të reja dhe kërkoi hetimin e tyre dhe një analizë të re financiare nga Kolegji. KP pretendoi se Peka rezultonte me bilanc negativ në disa vite.

Më 4 mars, KPK konfirmoi në detyrë kryeprokurorin e Apelit Tiranë, Dritan Peka, pavarësisht problemeve me pasurinë.

Me 22 prill Komisioneri Publik Darjel Sina apeloi në KPA, vendimin e KPK-së dhe kërkoi shkarkimin e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>