
Ka arritur në 11 totali i pacientëve që humbën jetën në një spital Covid në Gazintep në Turqi, pasi një pajisje oksigjenimi shpërtheu të shtunën, 19 dhjetor.
Mediat turke raportuan të dielën se përveç 9 viktimave të raportuara të shtunën, dhe dy pacientë të tjerë të plagosur kanë humbur jetën orët e fundit.
Pacientët që humbën jetën ishin të moshave nga 56 deri në 85 vjeç.
Pacientët që shpëtuan janë zhvendosur në spitale të tjera.
Ngjarja e rëndë ndodhi në spitalin privat universitar Sani Konukoğlu (SANKO), në njësinë e kujdesit intensive të së cilit po trajtoheshin 19 pacientë me Covid-19.
Si prokuroria, ashtu dhe institucionet shëndetësore turke kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.