6 persona të prekur nga koronavirusi janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të personave të identifikuar në 76.
Gjatë komunikimit të përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik, drejtoresha në ISHP Eugena Tomini njoftoi se pesë prej të infektuarve janë nga Tirana dhe një nga Fieri. Të gjithë janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.
Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 778 persona.
Nga personat e prekur me koronavirus, 59 për qind janë meshkuj, ndërsa 41 për qind janë femra.
Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:
— Në Tiranë: 55 persona;
— Në Durrës: 5 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 8 persona;
— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 2 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 2 persona.
Prej tyre, 37 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—katër prej të shtruarve janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve është në gjendje të qëndrueshme.
Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.