Trembëdhjetë persona të prekur nga koronavirusi janë diagnostikuar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 89 numrin total të të infektuarve me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e Shëndetit Publik, Albana Fico.
Personat e diagnostikuar së fundmi janë 8 në Tiranë, 1 në Kavajë, 1 në Durrës, dhe 3 në Korçë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 811 persona, 89 raste janë pozitivë, 3 janë shëruar, 2 kanë vdekur, 43 persona janë të shtruar në spital dhe 4 prejt tyre janë në terapi intensive.
Mosha mesatare e të prekurve në rang vendi është 48 vjeç. Ndërsa, mosha e personave të shtruar në spital është 54 vjeç.
Përhapja e koronavirusit është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 63 persona;
— Në Durrës: 6 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 8 persona;
— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 2 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 3 persona;
— Në Korçë: 3 persona.
Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.