Shoqata e Bareve do të protestojë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e bareve, diskove dhe klubeve të natës në mjedis të mbyllur ose të hapur, më 21 korrik në orën 12:00, përballë godinës së Kryeminsitrisë.
Sipas njoftimit, Shoqata i kërkon qeverisë ta mbështesë dhe:
Të shtohen masat distancuese, pa mbyllur aktivitetet e bareve me ambiente të jashtme.
Të monitorohen masat individuale te klientëve pa penalizuar biznesin qe është ne kushte falimenti.
Shoqata e quan këtë vendim absurd, pasi vatër e përhapjes së infeksionit janë edhe spitalet Covid-19.