Shoqëria civile në Kosovë, protestë për prishjen e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Shoqëria civile në Kosovë, protestë për prishjen e Teatrit Kombëtar

Shoqëria civile në Kosovë, kundërshtoi veprimin e qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, për  shembjen e Teatrit Kombëtar. Ata do të organizojnë një protestë sot në orën 17:00, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë në shenjë solidariteti me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

Në një njoftim zyrtar, ata deklaruan:

Me dhjetëra aktivistë e artistë janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor në orët e hershme të mëngjesit, duke përfshi këtu edhe gazetarë. Aksioni banditesk është shoqëruar me dhunë ndaj artistëve dhe aktivistëve qe po e mbronin teatrin tash e gati 3 vite.

Në shenjë solidariteti me përpjekjen e tyre gati tre vjeçare, sot në ora 17:00 do të mblidhemi para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të shprehur indinjatën tonë me këtë arrogancë të pashoqe dhe kundërshtimin tonë ndaj këtij veprimi të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>