Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim të hënën dy të rinj për plagosjen e një baskëmoshatari të tyre.
Sipas njoftimit të policisë, janë shpallur në kërkim R. H., 20 vjeç dhe R. L., 19 vjeç. Ata kanë goditur me sende të forta A. Zh., 21 vjeç.
21 vjeçari ndodhet jashtë rreikut për jetën dhe në banesën e tij pasi mori ndihmën mjekësore.