Një 31-vjeçar u shpall në kërkim të pemten nga Policia e Sarandës me akuzën e përdhunimit të një 16-vjeçare. Në një njoftim për mediat, Policia njoftoi se e mitura ka kallëzuar në polici 31-vjeçarin me inicialet E.S.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. S., 31 vjeç banues në Sarandë, pasi një shtetase e mitur 16 vjeçe ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njoftoi policia.