Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Durrës mëngjesin e së enjtes.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e Fetah Barotit.
Nga të dhënat e deritanishme, bombola e gazit ishte lënë hapur dhe ishte shpërndarë në të gjithë shtëpinë.
Teksa ka hyrë brenda Baroti ka ndezur dritën ka shpëthyer bombola duke e zënë atë brenda.
Baroti është nxjerrë nga rrënojat nga zjarrëfikësit dhe është dërguar menjëherë në spital. Deri më tani është jashtë rreziku për jetën.
Nuk raportohet për persona të tjerë të plagosur.