Një bombël gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në Arapaj të Durrësit ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
S.S. dhe R. S, janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ku janë nën kujdesin e mjekësve. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon me hetimet mbi ngjarjen.