Një makinë shpërtheu, sot në mengjes, në rrugën Siri Kodra në Tiranë. Nga shpërthimi nuk pati asnjë të lënduar. Dyshimet e para të policisë janë se shpërthimi është një paralajëmrim për pronarin e makinës, i cili ende nuk dihet nëse ka probleme me ligjin ose jo.
Sipas gazetarit të Balkanweb, eksplozivi ka qenë i vendosur dhe i lidhur me derën e makinës. Ai ka shpërthyer kur pronari i makinës Artion Bylyku ka hapur derën.