
Një pus nafte në fshatin Dukas në Patos ka shpërthyer të mërkurën në mbrëmje. Pusi i përket kompanisë Albpetrol. Ai ishte I vendosur në nëj qendër të banuar, pranë banesave.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga kompania apo nga institucionet shtetërore.
Kjo është hera e dytë që pusi I naftës në Dukas shpërthen. Në gusht 2017, nga shpërthimi i pusit u dogjën 6 dynym tokë me shkurre, ferra dhe ullinj dhe fatmirësisht shpëtoi një banesë.