Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e së enjtes në shtëpinë e Talo Çelës, në arrati për grabitjen në Rinas dhe i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhia në prill 2020.
Pak javë më parë, rreth 200metra larg shtëpisë, u vra dhe vëllai i tij, Bujar Çela.
Nga shpërthimi me tritol nuk ka të dëmtuar, por për shkak të mungesës së lëvizjes në zonë dhe mungesës së kamerave të sigurisë, zbardhja e ngjarjes do të jetë e vështirë.