Shpërthim tritoli në Tiranë

Nga Exit News
Shpërthim tritoli në Tiranë

Më 30 maj, në  orën 22:30, në Tiranë, shpërtheu tritol. Lënda plasëse ishte vendosur në një rrugicë mes një hoteli dhe një lokali përballë Qendrës Universitare “Nënë Tereza”.

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Burime nga policia për Ballkanweb shprehen se tritoli u vendos mes hotelit dhe lokalit të Ervin Matës, i njohur për një përplasje me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në tetor 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha ndërsa u plagosën Elion Hado dhe Ervis Martinaj.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme