Firma amerikane Moderna Inc ka krijuar vaksinën e parë eksperimentale të koronavirusit.
Vaksina po testohet për t’u autorizuar nga Instituti shtetëror amerikan i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektike (NIAID).
Kompania Moderna filloi të bashkëpunojë me NIAID për krijimin e vaksinës menjëherë pas publikimit të sekuencës gjenetike të virusin nga shkencëtarët kinez, rreth 42 ditë më parë.
Më 7 shkurt kompania prodhoi rreth 500 mostra të vaksinës, të cilat u provuan për rreth dy javë dhe prej tyre u përzgjodh prototipi për të cilin ajo kërkon aprovimin për përdorim në njerëz. Vetëm nëse vaksina do të funksionojë në njerëz, do të hidhet për përdorim masiv.
Provat në njerëz priten të fillojnë në muajin Prill. Vaksina do të provohet filimisht me një grup prej 20-25 njerëz të shëndetshëm në SHBA.
Nëse kjo provë e parë do të jetë e suksesshme, vaksina do të provohet në një kampion prej mijëra njerëzish në SHBA dhe në Kinë apo vende të tjera. Kjo provë e dytë do të zgjasë rreth 6-8 muaj.
Vetëm pas saj, vaksina do të autorizohet për përdorim masiv, çfarë mund të ndodhë nga fundi i vitit.
Drejtorit i NIAID Anthony Fauci tha për gazetën The Wall Street Journal se:
“Kryerja e provës së parë, tre muaj nga zbulimi i sekuencës gjenetike të gripit është pa asnjë dyshim rekord botëror. Asnjëherë nuk është bërë ndonjë gjë kaq shpejt.
Me ikjen e dimrit edhe koronavirusi mund të largohet, por ai mund të shfaqet sërisht dimrin e ardhshëm.”