Shqipëria dhe Kosova çelin sezonin turistik nën moton “pusho shqip”

Nga Exit News
Shqipëria dhe Kosova çelin sezonin turistik nën moton “pusho shqip”

Ministri i Turizmit shqiptar, Blendi Klosi dhe homologu i tij nga Kosova, Vesel Krasniqi ftuan të gjithë shqiptarët të ‘pushojnë shqip’ për të nxitur ekonominë e dy vendeve.

“Pusho shqip’ është deviza që do të shoqërojë sezonin turistik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Shqiptarët nuk mund të fluturojnë ende drejt vendeve të Bashkimit Europian, për shkak të kufizimeve nga koronavirusi.

Ministrat e dy shteteve shqiptare kanë njoftuar më herët për një platformë të përbashkët turistike për këtë vit, që pritet të sjellë oferta për shqiptarët dhe të huajit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>