
Shqipëria do t’i dhurojë Kosovës doza të vaksinës anti-Covid, me qëllim vaksinimin e mjekëve.
Kryeministri Rama, në një konferencë për shtyp ku lajmëroi se qeveria ka siguruar 500 mijë doza, tha se një pjesë e tyre do t’i jepet Kosovës, pasi ‘Shqipëria nuk mund ta lërë në baltë Kosovë’.
Rama u shpreh:
“Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës.
I kam kërkuar ministres së shëndetësisë që të flasë me homologun në Kosovë.
Personeli shëndetësor atje do të ketë mundësinë të vaksinohet si të gjithë kolegët në Shqipëri.”