Shqipëria vazhdon të jetë ende e paprekur nga koronavirusi. Deri sot 59 persona të dyshuar janë testuar për koronavirus dhe asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv.
Këto të dhëna u bënë sot publike nga Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës personat e testuar janë nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora, Fieri dhe Lezha.
Gjatë 24 orëve të fundit, 1391 persona kanë telefonuar në numrin e urgjencës pasi dyshonin se mund të kenë simptoma të koronavirusit, por specialistët kanë vlerësuar se vetëm 29 prej tyre kanë pasur probleme me frymëmarrjen dhe histori udhëtimi në ditët e fundit në Itali.
Ministria e Shëndetësisë këshillon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura të vetëizolohen për 14 ditë. Personat që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe shfaq simptoma virusi duhet të telefonojë urgjencës në numrin e telefonit 127.
Shqipëria dhe 4 shtete të tjera janë të vetmet shtete europiane ku ende nuk është identifikuar asnjë i prekur me koronavirus.
Sipas të dhënave zyrtare, nga 51 shtete në Europë, vendet e paprekura janë:
- Shqipëria;
- Kosova;
- Mali i Zi;
- Qipro;
- Turqia.
Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:
– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)
– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)
– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)
– Koronavirusi – shtrirja dhe vdekjet e deritanishme (kliko këtu)