Shqipëria po kthehet në arenë krimi

Shqipëria po kthehet në arenë krimi

Ditët e fundit, vendi ka përjetuar një seri krimesh të rënda, të cilat po sjellin shqetësim në rritje për rikthimin e përplasjeve mes bandave kriminale.

Më poshtë është një listë e krimeve kryesore të tre javëve të fundit.

1 tetor:

Në Vlorë, persona të pa identifikuar qëlluan me armë drejt makinës së Ferdinand Llanajt. Mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, djali i tij 8 vjeçar dhe Dritan Bega. 39-vjeçari Llanaj është vëllai i Aleksandër Llanajt, i dënuar për vrasjen e tre personave gjatë një përplasje me armë bandash në lagjen Çole, në prill 2015.

Në Vranisht të Vlorës, një 40 vjeçar u plagos  për motive ende të panjohura.

30 shtator:

Në Peqin, një 63 vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj një 56 vjeçari pas një konflkti.

29 shtator:

Në Laprakë, katër persona u plagosën pas një konflikti me armë brenda një lokali. Një ndër personat e përfshirë është Arben Seferaj, person në kërkim për një tjetër vepër penale.

Në Shkodër, ndodhi një shpërthim me eksploziv në katin e parë të banesës 3 katëshe të Avdyl Dergutit.

18 shtator:

Në Elbasan, një prej bandave të Elbasanit, drejtuar nga Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktari, ushtroi dhunë mbi një grup policësh. Makina e Zëvendës Drejtorit të Policisë u përplas nga një makinë e blinduar që dyshohet se është në pronësi të Suel Çelës. Policët nuk bënë asgjë për të ndalur dhunuesiot.

Për të gjitha rastet e mësipërme, policia nuk ka zbardhur ende ngjarjen dhe nuk ka arrestuar autorët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>